Në ndeshjen e mbrëmshme mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe, e cila përfundoi me barazim, një banderolë me shprehjen “Zoti është shqiptar” u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale për të ndezur reagime të ndryshme.
Disa komentues u shprehën kundër thënies, duke e etiketuar veprimin si një nacionaliteti. “S’ka Zot tjetër përpos atij të plotfuqishmit”,
“Po, po, sipas nesh, Zoti është shqiptar dhe Skënderbeu i dërguari i tij” shkroi dikush me ironi; “Nuk kursejmë asnjë dhe asgjë pa i bërë biografinë. Ja, e bëmë dhe Zotin shqiptar”; “Budallallëqe”; “Në fund e prishim gjithmonë”; “Kaq dimë, kaq bëjmë” ishin disa nga komentet që mendojnë se thënia është e tepruar./Hej.al