Përmes një kënge të titulluar “Frymë”, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito konfirmuan se janë në pritje të ëmbël. Ata do të bëhen prindër të një vajze.
Videoklipi hapet me momentin kur Kiara i tregon Luizit lajmin e ëmbël dhe më pas, moderatorja qan nga emocionet dhe prek barkun e rrumbullakosur. Gjithashtu, paraqiten momentet e çiftit, pamje nga vizitat e Kiarës dhe ekoja e bebushit. Videoja tregon edhe pamjet nga festa e zbulimit të gjinisë së bebit dhe çastet e lumtura të prindërve./Hej.al