Sam Altman është rikthyer si drejtor ekzekutiv (CEO) i OpenAI pasi zhvilluesi i ChatGPT tha se kishte “arritur një marrëveshje në parim” për rivendosjen e tij.
Pothuajse e gjithë fuqia punëtore e OpenAI-t prej 750 personash kërcënoi se do të largohej nëse bordi që mbikëqyrte kompaninë nuk kthente Altman-in.
Ai u shkarkua të premten dhe u tha se “bordi nuk ka më besim në aftësinë e tij për të vazhduar udhëheqjen e OpenAI”. Shqiptarja Mira Murati, e cila ishte drejtoresha e teknologjisë në OpenAI, u emërua CEO e përkohshme. U raportua se edhe Murati donte të kthente Altman-in. Pas shkarkimit të saj, CEO i përkohëshëm u vendos ish-drejtori ekzekutiv i Twitch, Emmett Shear.
OpenAI thuhet se do të kryejë një hetim të pavarur për shkarkimin e Altman dhe pasojat e tij./hej.al