Ashtu siç ishte parashikuar, fundjava ka nisur me reshje shiu, dëbore dhe ulje të temperaturave në të gjithë vendin. Në Kukës akulli i krijuar në rrugë dhe trashësia e dëborës që ka arritur deri në 20 centimetra, ka krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Lëvizja po bëhet me zinxhirë dhe goma dimërore në rrugët si Kukës-Peshkopi, Kukës-Shishtavec, Krumë-Kam-Tropojë. Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht, ndërsa ka nisur puna për pastrimin e dëborës.