“Është hera ime e parë këtu dhe jam i nderuar që vij të vizitoj atdheun e gruas time. Qëndrimi dhe energjia këtu shumë e ngjashme me njerëzit nga unë jam, kështu që ndihem si në shtëpi tashmë,”-kështu u shpreh partneri i Rita Orës, Taika Waititi për vizitën e tij në Kosovë.
Në një takim me kryeministrin Albin Kurtin ai dha përshtypjet e para për vendlindjen e gruas së tij dhe mesa tregon i paska pëlqyer shumë.
Kjo është hera e parë e tij në Kosovë. Dyshja së bashku me familjen e Ritës arritën ditën e djeshme, pasi artistja zgjodhi ta festonte 33-vjetorin në atdhe. Kujtojmë që Rita dhe Taika e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në një ceremoni private para më shumë se një viti, por lajmin e konfirmuan vetëm pak muaj më parë./hej.al