Koreja e Veriut së fundmi është duke u përballur me një krizë popullsie, pasi numri i lindjeve në vend ka rënë ndjeshëm, duke e detyruar udhëheqësin Kim Jong Un, të mbante një konferencë posaçërisht për këtë çështje.
Teksa i bënte thirrje grave të sillnin në jetë më shumë fëmijë, Diktatori nisi të qante, duke u shprehur se është detyra e tyre të ndalojnë rënien e lindjeve.
Sipas mediave të huaja, i rrethuar nga udhëheqës të tjerë me uniformë, Kim tha se rritja e popullsisë do të ndihmonte në forcimin e vendit ndërsa audienca qante teksa solidarizohej me liderin e tyre. Sipas agjencisë së statistikave të qeverisë së Koresë së Jugut, një grua mesatare koreano-veriore pritej të kishte 1.79 fëmijë në vitin 2022, nga 1.88 në 2014.
“Ndalimi i rënies së numrit të lindjeve, ofrimi i kujdesit dhe edukimit të mirë të fëmijëve, të gjitha këto janë çështje tona familjare që duhet t’i zgjidhim së bashku me nënat tona”, tha ai.