Sot përkujtohet 8 dhjetori, Dita e Rinisë në Shqipëri ku 33 vjet më parë protestat studentore përmbysën regjimin komunist.
Më 8 dhjetor një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, sollën kthesën e madhe historike përmes protestave paqësore duke përmbysur regjimin 50-vjeçar të komunizmit. Studentët e dhjetorit ’90 kishin aspirata dhe ideale të larta kombëtare, të cilat mbeten shkolla më e mirë e demokracisë.
Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, të rinjtë kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës, integrimin në Evropë dhe garantimin e pluralizmit politik.
Lëvizja Studentore i dha fund epokës të gjatë të vetizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke rrëzuar monumentin e Enver Hoxhës./hej.al