Emisioni “Jetë Shqiptare” solli ditën e djeshme një nga temat e shumëdebatuara përgjatë ditëve të fundit në vend, mbi pretendimin se i janë dërguar Akademisë së Shkencave suedeze gati 45 mijë letra kundër shkrimtarit Ismail Kadare që ai të mos marrë çmimin “Nobel”.
Duke iu referuar këtij debati, pedagogia e Gjuhësisë dhe Letërsisë në fakultetin Histori-Filologji, Anila Muhalli theksoi se Kadare duhet parë përtej këtyre diskutimeve. Sipas saj, ai është ndër të vetmit shkrimtarë që ka pasuruar gjuhën shqipe me fjalë të reja.
“Kur studiohet vepra e Kadaresë një nga vlerat i njihet që nuk është diskutuar por që i njihet është mënyra e lëvrimit të gjuhës shqipe.
Ai konsiderohet si një burim i fjalëve të reja. Ai ka krijuar fjalë duke pasur parasysh strukturën sintaksore të gjuhës shqipe.
Kemi pasur edhe raste të tjera në letërsinë shqipe që një shkrimtar vendos të krijojë një fjalë të re ndërkohë që fjalët nuk janë të krijuara me sintaksën dhe morfologjinë e gjuhës shqipe.
Kështu që kur dëgjova këtë akuzën që në një letrat që janë dërguar se ai nuk shkruan shqip, kjo është diçka që nuk bën sens”, theksoi Mullahi.
Nga ana tjetër, drejtuesja e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli shpjegoi se Kadare duhet të vlerësohet për kontributin e tij në letërsinë shqipe dhe atë botërore.
“Më shumë se një luftë mes llojit, po të lexojmë historinë e Ballkanit për të kuptuar se nga kanë ardhur këto letra, nga janë motivuar këto letra.
Kjo frymë vjen nga kriza jonë sociale dhe kulturore, me gjithë historinë e kaluar. Kur flasim për Kadarenë apo për letërsinë shqipe është mirë që debati të përqendrohet te kontributet dhe te ajo se çfarë ka sjellë dhe çfarë mund të marrim prej tyre sesa te kjo hiperbola e letrave, sepse 45 mijë është një shifër gati e pabesueshme por është edhe fakt i treguar nga autori që kjo frymë jo dashamirëse ndaj një shkrimtari ka shkuar edhe Akademinë Suedeze”, theksoi Bardhyli./hej.al