Miliona njerëz në të gjithë botën i drejtohen Wikipedia për të kuptuar më mirë botën që i rrethon dhe çdo vit, enciklopedia e internetit falas publikon të dhënat që lidhen me temat më të kërkuara të vitit.
Dhe artikulli më i kërkuar në 2023 lidhet me… ChatGPT, me thuajse 50 milionë shikime faqesh.
Duket se në ditët e sotme nuk mund t’i shpëtosh chatbot AI.
Që nga prezantimi i saj, rreth një vit më parë, ChatGPT i OpenAI është rritur në vetëdijen e publikut.
Chatbot ka nxitur edhe debatet mbi premtimet dhe rreziqet e mundshme të IA gjeneruese dhe mbi kërcënimet e botës së kulturës.
Por ka edhe ironi në vendin e parë të këtij viti…
“ChatGPT është një nga mjetet e Inteligjencës Artificiale gjeneruese që trajnohet mbi të dhënat e wikipedia, duke marrë sasi të mëdha përmbajtjesh nga projektet e Wikipedia për t’ju përgjigjur pyetjeve të njerëzve” – deklaroi Anusha Alikhan, drejtuese e komunikimit në Fondacionin Wikimedia “Pra fakti që miliona njerëz kërkojnë në Wikipedia për të njohur ChatGPT është një zhvillim interesant”.
Artikulli i dytë më i lexuar në Wikipedia 2023 është lista vjetore e vdekjeve, që regjistron një trafik të lartë vit pas viti. Edhe njerëz të njohur që vdiqën këtë vit tërhoqën interes, duke përfshirë faqet për Matthew Perry dhe Lisa Marie Presley.
Wikipedia angleze ka pasur më shumë se 84 miliardë shikime këtë vit, sipas të dhënave të përhapura nga Wikimedia Foundation, organizata joqeveritare që qëndron pas enciklopedisë online falas.
Më poshtë janë 25 artikujt më të mirë të këtij viti në Ëikipedia në anglisht:
1. ChatGPT: 49,490,406 faqe të shikuara
2. Deaths in 2023: 42,666,860 faqe të shikuara
3. 2023 Cricket World Cup: 38,171,653 faqe të shikuara
4. Indian Premier League: 32,012,810 faqe të shikuara
5. Oppenheimer (film): 28,348,248 faqe të shikuara
6. Cricket World Cup: 25,961,417 faqe të shikuara
7. J. Robert Oppenheimer: 25,672,469 faqe të shikuara
8. Jawan (film): 21,791,126 faqe të shikuara
9. 2023 Indian Premier League: 20,694,974 faqe të shikuara
10. Pathaan (film): 19,932,509 faqe të shikuara
11. The Last of Us (TV series): 19,791,789 faqe të shikuara
12. Taylor Swift: 19,418,385: faqe të shikuara
13. Barbie (film): 18,051,077 faqe të shikuara
14. Cristiano Ronaldo: 17,492,537 faqe të shikuara
15. Lionel Messi: 16,623,630 faqe të shikuara
16. Premier League: 16,604,669 faqe të shikuara
17. Matthew Perry: 16,454,666 faqe të shikuara
18. United States: 16,240,461 faqe të shikuara
19. Elon Musk: 14,370,395 faqe të shikuara
20. Avatar: The Way of Water: 14,303,116 faqe të shikuara/hej.al