Mjekja e njohur, Aurora Meta Dollenberg është bërë nënë për herë të parë pas 10 vitesh martesë. Ajo është bekuar me dy vajza binjake, të cilat i ka bekuar me emrat e veçantë Freya dhe Maja. Aurora ka ndarë të gjitha emocionet e këtij momenti kaq të bukur. Mjekja Dollenberg është e njohur me informacionet dhe këshillat e vazhdueshme që përcillte gjatë kohës së pandemisë dhe në Shqipëri.
“Kanë ardhur në jetë para tre javësh dhe emrat i kemi zgjedhur që në fillim të shtatzënisë. Kemi 10 vjet që e presim këtë moment. Perëndesha e Skandinavisë Freya dhe Mara, perëndesha kelte. Kemi zgjedhur dy perëndesha për vete.
Fillimisht nuk prisnim binjake se unë nuk kam të afërm në familje, ndërsa nga ana e bashkëshortit po. Nuk e prisnim që do të ishin dy dhe kur na tha gjinekologia patëm një shok gëzimi. Janë të ndryshme nga njëra-tjetra.
Deri në muajin e nëntë unë kam punuar dhe kam qene shumë aktive. Kështu që nuk kam ndjerë shumë probleme, pasi kam qene në këmbë dhe nuk i kam kuptuar, megjithatë gëzimi i madh bëri që t’i harrojë të gjitha”, rrëfeu mjekja./hej.al