Policia e gadishullit jugor të Islandës u bëri thirrje qytetarëve të Grindavikut, një fshat peshkimi në bregun jugperëndimor të vendit, të evakuohen për shkak se shpërtheu vullkani në veri të qytetit.
“Ne duam t’u kërkojmë shoferëve të mos bllokojnë rrugët dhe të krijojnë rreziqe të panevojshme! Mbani rrugët hapur në mënyrë që njerëzit të mund të evakuohen.”, tha policia në një deklaratë, pasi plasaritja e vullkanit ka kaluar 3 km dhe po i afrohet qytetit.
Vullkani në jugperëndim të Islandës që filloi të shpërthejë të hënën dërgoi shatërvanë llave deri në 100 metra. Vendndodhja e çarjes përbën rrezik për stacionin gjeotermik aty pranë Svartsengi dhe qytetin e Grindavik, i cili filloi të evakuohej muajin e kaluar për shkak të rritjes së aktivitetit sizmik.
“Ne po shikojmë skenarin më të keq.” tha Thorvaldur Thordarson, një vullkanolog në Islandë. “Shpërthimi duket i madh dhe vetëm dy kilometra larg infrastrukturës kryesore.”/hej.al