Një grua nga Teksasi mund të ketë hyrë në Librin e Rekordeve Botërore Guinness duke shpenzuar 55 orë duke bërë ëmbëlsira të shijshme.
Mitchell Handley kaloi 55 orë duke krijuar produkte të ndryshme pjekjeje në kuzhinën e saj në një përpjekje për të marrë rekordin për maratonën më të gjatë të pjekjes nga një individ.
Handley filloi të gatuante më 28 dhjetor dhe përfundoi përpjekjen e saj 55 orë më vonë. Rekordin aktual e mban Alan Fisher, një kuzhinier irlandez i cili gatoi për 47 orë, 21 minuta dhe 21 sekonda në restorantin e tij në Japoni në shtator të vitit të kaluar. Dëshmitë nga përpjekja e Handley tani duhet të shqyrtohen nga zyrtarët e GWR.
Rikujtojmë, se kuzhinierja nga Uganda Dorcus Mirembe, e njohur gjerësisht si Mama D, ka thyer Rekordin Botëror Guinness duke e tejkaluar atë të një irlandezi me gatim për mbi 120 orë./hej.al