Franca ka një kryeministër të ri. Ai është Gabriel Attal, 34 vjeç.
Attal, lindi në 16 mars të vitit 1989.
Ka shërbyer më herët si ministër i Arsimit dhe Rinisë, si dhe si Ministër i Veprimit Publik dhe Llogarive.
Attal është homoseksual dhe bashkëjeton me Stéphane Séjourné, një anëtar i Parlamentit Evropian për La République En Marche!.
Gabriel Attal nuk është vetëm kryeministri më i ri në moshë i Francës, por edhe kryeministri i parë homoseksual, në Francë.
Attal konsiderohet si një yll në rritje dhe është njeriu i besuar i Macron.
Jeta dhe familja
Attal ka lindur më 16 mars 1989 në Clamart, Île-de-France. Ka tre motra. Babai i tij, Yves Attal, ishte një avokat dhe producent filmash me origjinë gjysmë hebreje nga Alsasia dhe gjysmë çifute nga Tunizia. Nëna e tij, Marie de Couriss, ishte me prejardhje franceze dhe greko-ruse dhe ishte punonjëse në një kompani prodhimi filmash.
Attal ndoqi një shkollë private, École alsacienne. Aktiviteti i tij politik nisi kur mori pjesë në protestat e të rinjve të vitit 2006, në Francë.
Ai u diplomua në vitin 2012 me një Master për Marrëdhëniet Publike, pasi kishte studiuar drejtësi në Universitetin Panthéon-Assas nga 2008 deri në 2011.
Karriera politike
Pas një stazhi në Asamblenë Kombëtare Franceze me Marisol Touraine gjatë fushatës presidenciale 2012, Gabriel Attal punoi për pesë vjet si këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë, një rol që përfshinte sidomos shkrimin e fjalimeve.
Në zgjedhjet bashkiake të 2014, Attal u rendit i pesti në listën e Partisë Socialiste. Ai mori drejtimin e opozitës, pas dorëheqjes së kreut të listës socialiste.
Anëtar i Asamblesë Kombëtare (2017–2018)
Attal u zgjodh në Asamblenë Kombëtare Franceze më 18 qershor 2017.
Në dhjetor 2017, Attal u emërua raportues për një projekt-ligj për aksesin në arsimin e lartë.
Attal u emërua zëdhënës i La République En Marche, në janar 2018.
Anëtar i Qeverisë
Në moshën 29-vjeçare, ai ishte anëtari më i ri i një qeverie nën Republikën e Pestë, duke mposhtur me disa muaj rekordin e mëparshëm të vendosur nga François Baroin, në 1995. Ai ishte përgjegjës për çështjet e rinisë dhe ngritjen e shërbimit universal kombëtar.
Ishte zëdhënës i qeverisë nga viti 2020 deri në vitin 2022. Ai u bë Ministër i Veprimit Publik dhe Llogarive në qeverinë e Élisabeth Borne në maj 2022.
Në korrik 2023, Attal u emërua Ministër i Arsimit Kombëtar dhe Rinisë në riorganizimin e qeverisë franceze të vitit 2023.
Attal, në këtë pozicion shpalli ndalimin e mbulesës islame në shkollat franceze.
E ardhmja politike
Ka spekulime mediatike se ai do të jetë kandidat për të pasuar Macron në zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2027./hej.al