Ajo ishte gati të përfundonte shndërrimin e saj gjinor, nga grua në burrë, kur zbuloi se ishte shtatzënë në muajin e pestë të shtatzënisë.
Historia ndodhi në Romë, ku Marco – emër fiktiv – jo e qetë me trupin e një gruaje, kishte vendosur kohë më parë të ndërmerrte procesin e ndryshimit të seksit.
Procesi i tranzicionit, i nisur muaj më parë, po ecte mirë dhe pas marrjes së hormoneve dhe mastektomisë, Gjykata e Kapitolinës kishte autorizuar edhe korrigjimin e regjistrit gjinor, i cili u pasua me ndryshimin e emrit në dokumente.
Por pikërisht gjatë një prej kontrolleve të fundit spitalore, para hapit përfundimtar – heqjes së mitrës – mjekët zbuluan shtatzëninë.
Tashmë “Marco” po ndiqet nga një institucion shëndetësor në kryeqytet, ku po kryhen analizat klinike për të kuptuar nëse terapitë hormonale mund t’i kenë shkaktuar dëme fetusit./hej.al