Të shikosh një VIP si fermer, lopçar, apo kooperativist, është gjëja më e çmendur që pritet të ndodh në muajin Mars në Shqipëri. “Ferma- vip” një patentë të cilën tashmë e zotëron producentja Holta Dulaku dhe televizioni Vizion Plus, do të kthejë përmbys gjithë rregullat dhe skemat e reality show-ve që jemi mësuar të ndjekim deri tani.
Nuk ka kaluar shumë kohë që kur Ferma Vip ka zënë vendin e saj në botën virtuale të internetit, deri sa të konkretizohet edhe në atë fizike, e megjithatë, përfshirja e atyre që duan tokën, duan natyrën, duan kafshët, ka qenë përtej parashikimit. Ka mjaftuar vetëm një pyetje, përmes një fotografie, për të zbuluar njërin prej personazheve misterioz që do të jetë pjesë e Fermës Vip, dhe kanë vërshuar përgjigjet.
Bes Kallaku, Sinan Hoxha, Olti Curri, Luiz Ejlli, Robert Aliaj, Ismet Shehu, McKresha…Këto kanë qenë vetëm disa nga supozimet e audiencës së Instagramit e TikTokut, që nuk e di ende ç’e pret, vetëm për njërën nga fotografitë e paindetifukuara që, me sa duket, i ka hapur rrugën hamendësimeve për banorët e Fermës Vip, reality show-t më të ri që producentja Holta Dulaku duket se po kuron në detaje, për t’i dhënë formën e një ‘jete’ që, përditë e më shumë, duam t’i afrohemi të gjithë.
Këngëtarja Elsa Lila ka konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen në formatin televiziv FermaVip.
Niko Komani, Mariza Ikonomi dhe politikani i njohur Kujtim Gjuzi mendohet se do t’i bashkohen programit.
Dhe të mendosh që nuk kanë nisur ende quiz-et për personazhet femra të këtij formati që vjen për herë të parë në Vizion Plus. Ngelet vetëm të kërkojmë herë pas here, për të pritur surprizën e radhës..