Elton Iliriani tashmë i njohur në pasarelat e modës botërore ka hedhur në story, një kostum kombëtar të ekspozuar në një manekin, në shtëpinë e tij në Manhatan, New York
Ndjehet emocioni i fortë dhe lidhja që, modeli i famshëm e biznesmeni i suksesshëm, mban me vendin e lindjes nga ajo çfarë shkruan;
“I dressed her and now seeing her standing here I feel crying
Tradition keeps national love and memory.”
(E vesha dhe tani teksa e shikoj po përlotem. Tradita është ajo që na bën të ruajmë kujtimet dhe dashurinë për atdhdeun)
Kostumi është 150 vjeçar i zonës së Kelmendit!

E ka blerë këtë kostum në Shqipëri në Nëntor… për shkak të angazhimeve e punëve nuk ka gjetur momentin per ta ndare kete pasion te tij me miliona ndjekesit ne llogarine e tij ne instagram!
Energjia e grave kelmendase qe kane punuar per kete copez historie te shnderruar ne art unikal ndoshta eshte fillimi i nje pasioni te ri per Elton Ilirjanin…koleksionimin e krijimeve unike!