‘Barbie Botox’ është një valë e re e bukurisë që përfshinë trajtimin kozmetik për të ndryshuar pamjen e qafës dhe shpatullave. Botoksi vihet në pjesën e sipërme të shpinës dhe qafës.
Me injektimin e neuromodulatorit në zonat e caktuara, krijohet një pamje e qafës më të hollë dhe më të gjatë, po ashtu i bën edhe shpatullat të duken më të skalitura, duke imituar pothuajse një kukull.
Anët pozitive të këtij trajtimi janë se ul spazmat, lehtëson tensionin dhe ndihmon në uljen e dhimbjes. Ndërsa anët negative të tij janë dhimbja që të kaplon, dobësia e trupit dhe vështirësia në ngritjen e shpatullave.
Tregu global i injektimeve për fytyrën parashikohet të dyfishohet në dekadën e ardhshme, duke arritur në 36.8 miliardë dollarë deri në vitin 2032 . Sipas një sondazhi të vitit 2021 nga Shoqata Ndërkombëtare e Kirurgjisë Estetike Plastike, ka pasur një rritje prej 54.4% në procedurat minimale invazive si Botox dhe fillers që nga viti 2017.
Për Dr. Acharya, ‘Barbie Botox’ në mënyrë ironike po shtohet pas filmit të sapo publikuar.
“Ishte shumë pro-feminizmit dhe (gratë) po largoheshin nga seksualizimi i trupave tanë dhe duke menduar për to thjesht si objekte. Nuk më pëlqen fakti që ky trend po përdor Barbie për të thënë se duhet të kemi qafë të hollë. Ne duhet të përqafojmë veten për atë që jemi.”/Hej.al