Me publikimin e dokumentarit “Beckham” në Netflix, stili i paimitueshëm i çiftit të Victoria dhe David Beckham është kthyer në qendër të vëmendjes. Sipas atyre që kanë njohuri rreth bizhuterive , ajo ka rreth 15 unaza fejese për të treguar për 24 vitet e martesës. Kur futbollisti anglez i propozoi gjysmës tjetër të tij Spice Girl në vitin 1998, ai e bëri këtë me një diamant të prerë markezë në një brez ari të verdhë. Por thashethemet thonë se Victoria ka marrë të tjerë diamante që atëherë.
Menjëherë pas dasmës së çiftit të mbushur me yje në Irlandë më 4 korrik 1999, Victoria kaloi në një unazë platini të përjetësisë në gishtin e katërt të dorës së saj të majtë dhe ndërsa ai gur i prerë markezë padyshim mbetet pjesa më e çmuar në koleksionin e saj.
Ashtu siç ka ndryshuar stilin e saj me kalimin e viteve – duke kaluar nga LBD-të “Gucci” te xhinset e Y2K, te fustanet me fashë deri te xhaketat dhe çizmet me majë në mishërimin e saj aktual si një stiliste e respektuar, Victorias i pëlqen t’i mbajë gjërat të freskëta edhe me sa duket po ashtu edhe në bizhuteri.
Për femrat në të gjithë botën, unaza e martesës është thesari që ruhet për gjithë jetën, kurse për Victoria Beckham, unaza është e përkohshme. Nga dita kur Davidi i propozoi për martesë kanë kaluar 24 vite dhe bashkë me to, janë ndërruar edhe unazat, të gjitha me prerje, gurë të çmuar dhe vlerë të ndryshme.
Besojeni ose jo, por David i ka dhuruar plot 15 unaza martese, të cilat kapin një vlerë totale prej 11,9 milionë stërlinash.