Gazetari Osman Stafa, i ftuar në “Jetë Shqiptare” në RTSH, ka folur për pasionin e tij për gazetarinë dhe nismëtat që i ndërmerr në disa fushata sensibilizimi, të cilat kanë për qëllim të ndihmojnë qytetarët.Një nga fushatat e para të sensibilizimit të ndërmarra nga gazetari Osmani është ajo për fëmijët në spitalin Onkologjik.
“Momenti me fëmijët tek Spitali Onkologjik ka qenë një aktivitet bamirësie në 2016. Ishte një koncert por ne nuk e kuptonim ende rëndësinë e kësaj çështjeje.
Vajta me idenë për t’u dhënë unë diçka atyre, përtej dhimbjes që ata po përjetonin, por në fakt më dhanë ata mua. Janë disa momente që unë i kujtoj te pediatria e Onkologjikut. Këtu mund të tregoj historinë e Olsit një djali 8-vjeçar, i cili tani nuk jeton më, por në atë kohë ishte duke u kuruar. Kkur unë shkova atje më thanë se Olsi nuk lejon askënd që t’i afrohet, për shkak se kishte marrë trajtime për një kohë të gjatë, kishe marrë aq shumë terapi saqë krahët i kishte të nxira nga aget. Tentova t’i afrohem këtij djali, megjithëse ai më refuzoi unë sërish tentova. Olsi e kishte humbur njërin sy për shkak të sëmundjes. Unë tentova vazhdimisht të provoj kontaktin me të deri sa një ditë mjekët më thanë se dëshira e tij ishte të bëhej polic, e ndërsa Olsi nuk e dinte se kishte vetëm dy muaj jetë.
Kjo ka qenë historia më e fortë dhe më bëri të largohem nga aty për 6 muaj që pas vdekjes së tij.
Në atë kohë mendova se çfarë mund të bëja për Olsin dhe më shkoi mendja t’i blija një uniformë policie për moshat e vogla. Kam kontaktuar me Ministrinë e Brendshme të asaj kohe për të na siguruar një patrullë policie për t’i dhënë Olsit këtë ndjesi.
Kërkesa u pranua dhe patrulla e policisë erdhi, e morëm Olsin dhe bëm një xhiro në Tiranë. Ku ndodhi edhe që të ndalonim në makinë. Nga makina doli Olsi dhe i kërkoi dokumentat makinës që ndaloi.
Që prej asaj dite ai kishte një mirënjohje për mua. Madje kur më telefononin nga Onkologjiku që të kërkon Olsi, unë shkoja me vrap atje. Një ditë më treguan një izatimin e tij që ishte Spiderman dhe Olsi, dhe aty në fakt ai kishte shkruar Osmani dhe Olsi, më kishte menduar si një superhero. Unë e mbaj si një nga kujtimet më të bukura të mirënjohjes. Përpara disa vitesh do ta kisha shumë të vështirë për ta treguar këtë histori, sepse unë u përfshiva shumë në këto histori. Por gjeta forcën dhe u riktheva, pasi atje ka fëmijë që ka nevojë të luftojnë me sëmundjen dhe të vazhdojnë jetën.”,-u shpreh Osmani.
“Duke qenë përballë kësaj situate për mungesën e ilaçeve e kam çuar këtë situatë në prokurori. Çështja është ende në proces. Medikamentet jetëshpëtuese për fëmijët e onkologjikut mungojnë dhe këtë çështje do e çoj deri në SPAK”, tha Osmani.
Gazetari Stafa u shpreh se gjatë ushtrimit të profesionit i janë ofruar para për të shkruar kundër një personi apo duke lënë një çështje në heshtje.
“Nuk kam bërë kompromise me profesionin, sepse kam pasur raste ku më janë ofruar financa për të shkruar ose për mos të shkruar për “X” person. Kam pasur raste që më është thënë që nuk duhet të merresh me këtë histori, sepse pas kësaj është “X” person apo “X” çështje, por unë nuk jam ndalur. Në momente që unë konsideroj që ka interes dhe kam informacione , unë patjetër nuk bëj kompromise me profesioni”.