Në emisionin “Jetë shqiptare” ishte i ftuar pedagogu Drini Imami i cili foli për rrezikun e cigareve elektronike dhe përdorimit te tyre nga moshat e reja.
Pedagogu Drini Imami tha se shifrat janë alarmante të përdorimit të këtyre cigareve. Moshat e mitura dhe adoleshentët janë më të prirur për ti përdorur.
“Në fakt është diçka shqetësuese, si ekspert dhe si prind për të kuptuar sa serioze është situata e duhan pirjes tek të miturit dhe adoleshentët. Kemi bërë vlerësime se cilat janë faktorët që ndikojnë për të nisur duhanin. Të miturit që kanë të afërt në familje ose prindit që konsumojnë duhan gjasat janë më të mëdha për të nisur duhanin. Ka fëmijë që nisin që në moshën 10 vjeçare. Alarmante është që pjesa më e madhe e nisin para ose derisa mbushin 15 vjeç. Kjo moshë ka më shumë gjasa të lërë duhanin dhe e kanë më të lehtë për ta lënë nëse vihen përball një presioni”, thotë pedagogu Drini Imami.
Cigaret elektronike mesa duket janë një trend në rritje edhe tek moshat e reja duke filluar nga ato 13 vjeç deri tek adoleshentët sipas ekspertëve.