Shkollat, dyqanet, bankat, pishinat madje dhe të famshmet e vendit e bënë pushim të martën. Pushim e mori edhe kryeministrja e vendit. Edhe ajo iu bashkua protestës për barazi gjinore në paga dhe kundër dhunës me bazë gjinore.
Stafet e spitaleve patën mungesë stafi, dhomat e hoteleve mbetën pa pastruar. Kryeministrja Katrin Jakobsdóttir tha se do të ishte në krah të këtyre grave. Ajo madje u bëri thirrje grave të kabinetit të saj që t’iu bashkoheshin protestës.
“Ne ende nuk i kemi arritur objektivat tona për barazi të plotë gjinore dhe ende kemi të bëjmë me një hendek pagash me bazë gjinore, i cili është i papranueshëm në vitin 2023”, tha kryeministrja islandez për faqen e lajmeve mbl.is. Ajo tha se do të qëndrojë në shtëpi sot si pjesë e një proteste për “ditën e pushimit të grave” dhe pret që gratë e tjera në kabinetin e saj të bëjnë të njëjtën gjë, raporton AP.
Organizatorët e protestës u bënë thirrje grave që të refuzojnë punën me pagesë dhe atë të papaguar, përfshirë punën në shtëpi, gjatë grevës së sotme njëditore.
Përfaqësuesit e sektorëve të arsimit dhe shëndetësisë në Islandë, sektorë ku shumica e punonjësve janë gra, thanë se do të goditeshin rëndë nga protesta dhe operatori kombëtar i TV dhe radios i Islandës RUV tha se do të kufizonte transmetimet sot./Hej.al