Faviol Seferi, i cili aktualisht jeton në Bullgari ka rrëfyer për emisionin “Jetë shqiptare” se si nisi të krijojë linjën e tij të parfumeve në këtë vend për ta shpërndarë në shumë vende të botës duke arritur deri në SHBA.
Seferi tregoi se si i ka nisur ideja për të krijuar linjën e parfumeve duke theksuar se që i vogël ka qenë i dhënë pas parfumeve.
“Gjithmonë e kam pasur idenë për të krijuar një produkt timin. Kam qenë gjithnjë i dhënë pas parfumeve. Kur prindërit më jepni para për në shkollë, i blija për parfume.
Së bashku me partnerin tim vendosëm të krijojmë linjën tonë këtu në Bullgari, parfumin insiome. Kishim menduar se do të shitej për një vit por në fakt u shit për një muaj”, u shpreh ai për “Jetë Shqiptare”.
Ai rrëfeu ndër të tjera se si iu deshën 6 muaj për të përzgjedhur aromën e parfumit me të cilin do të dilte në treg.
Seferi u shpreh gjithashtu se ai nuk e ka sjellë deri më tani linjën e parfumeve në Shqipëri.
“Jo nuk i kam sjellë. Ne filluam në 2020 për të shitur në të gjithë botën. Shteti i parë ku ne filluam ishte Anglia.
Filluan shumë shitje dhe nuk kishim kohë të reagonim për çdo shtet, pastaj filluam të shitnim në Amerikë, pastaj në Spanjë”, tha Seferi.
Pjesë nga intervista në “Jetë Shqiptare”:
Si të ka lindur ideja për linjën e parfumeve?
Gjithmonë e kam pasur idenë për të krijuar një produkt timin. Kam qenë gjithnjë i dhënë pas parfumeve. Kur prindërit më jepni para për në shkollë, i blija për parfume. Së bashku me partnerin tim vendosëm të krijojmë linjën tonë këtu në Bullgari, parfumin insiome. Kishim menduar se do të shitej për një vit por në fakt u shit për një muaj.
Si krijohet parfumi?
Në momentin që vendos të bësh një parfum, puna e parë që bën është të gjesh njerëzit që përzgjedhin parfumin. Janë 20 ose 30 fabrika në botë ku provohet esenca e parfumeve. Është e rëndësishme që çfarë vendimi do të marrësh ose do të bësh diçka origjinale.
Kush e vendos pastaj nëse ky parfum do të kalojë në treg?
U morën 30 erëra të ndryshme dhe duhet të përzgjidhnim njërën prej tyre dhe cilën do të nxirrnim për shitje. Na u deshën 6 muaj që të merrnim një vendim.
Si është procesi i bërjes së parfumeve?
Është bukur procesi i bërjes së parfumeve. Herën tjetër të vijë dikush nga Shqipëria te fabrika jonë dhe ta shohë nga brenda procesin. Tani nuk përdoren më vajra në parfumeri.
A kushton shumë që të krijohet një parfum?
Po të futesh në biznesin e parfumeve të mëdha për të nxjerrë sasi të mëdha, nuk është aq produktive.
Kush i preferon parfumet e tua, djemtë apo vajzat? A i ke sjellë linjat e parfumeve në Shqipëri?
Jo nuk i kam sjellë. Ne filluam në 2020 për të shitur në të gjithë botën. Shteti i parë ku ne filluam ishte Anglia. Filluan shumë shitje dhe nuk kishim kohë të reagonim për çdo shtet, pastaj filluam të shitnim në Amerikë, pastaj në Spanjë.