Duket se diçka ka ndryshuar në këndvështrimin e stilistëve apo shtëpive të mëdha të modës për këtë sezon. Pas tendencave të njohura, ku stinët e ftohta shpesh dominoheshin nga nuancat e ndezura, ka ardhur koha që t’i riktheheni nuancave më të ftohta për këtë vjeshtë.
Gjatë sezonit vjeshtë/dimër, grija rikthehet si “ the new black” direkt nga pasarelat për t’u materializuar në pallto të gjata apo pulovra të ngrohta për muajt e mbetur të vitit.
Një tjetër ngjyrë që duhet ta keni në radar bluja, por jo ajo klasike, por në tonalitetet e mbyllura për një look tipik klasik. Çokollatë me qumësht? Jo për pijen e preferuar, por për një tjetër ngjyrë që duhet të dominojë në veshjet e këtij sezoni.
Ja tetë ngjyrat që duhet jenë zgjedhja juaj nëse e keni si mision të dukeni stylish përgjatë sezonit të vjeshtës.
Grija, “the new black”
E kuqja e errët, versioni dimëror i luksit
Ngjyra e kuqe e Ferrarit
Bluja e errët është klasikja e re
Ngjyra Iris për prekjen delikate
Nude për të qenë sensualë
“Çokollatë me qumësht” për një nuancë të ëmbël të kafesë
E verdhë e ndezur
/Hej.al