Një nga dëshmitarët e pranishëm në momentin e aksidentit ku dy të rinj u përplasën nga një makinë, teksa po ecnin në trotuar pranë RTSH-së, u shpreh se ishte ditë e qetë dhe nuk kishte trafik rruga, në atë moment ngreh kokën se dëgjoj zhurmë dhe shoh një njëri që “fluturoi” dhe dikë tjetër që makina e mori përpara.
Demon Muhametaj i ftuar sot në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH, i emocionuar për atë që kishte parë në momentin e aksidentit, shtoi se, “në momentin e parë mendova se ishte ndonjë shpërthim, por direkt shoh makinën që humbi drejtimin dhe jam afruar direkt së bashku me djalin , aty afrohen dhe dy apo tre kalimtar të tjerë”.
Duku treguar për situatën e parë në të cilën ndodheshin të dëmtuarit, Muhametaj vlerësoi angazhimin e Policisë dhe ambulancës, që sipas tij, mbërritën shpejt në vendin e ngjarjes.
Kjo ngjarje e rënë dëshmoi që në raste të tilla ne bëhemi bashkë dhe ndihma që iu dha dy të rinjve bënë të mundur që ata të jenë jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja mund të kishte qenë edhe më e rëndë. Në momentet e aksidentit, në trotuar, po lëvizte edhe një tjetër qytetar , konfirmoi Muhametaj, por sikurse e thotë ai, kjo ishte një ngjarje e rënë, por dëshmoi edhe një herë që solidariteti dhe mirësia e njerëzve nuk ka humbur.
Gjithashtu dëshmitari i pranishëm në aksident ka vlerësuar rolin e jashtëzakonshëm Dr. Perlat Kapisyzi i cili është ndodhur rastësisht aty dhe menjëherë i ka ofruar ndihmën e parë të aksidentuarve.
“Veprimi, angazhimi dhe përkushtimi i mjekut që u gjend aty në momentin e aksidentit, Dr. Perlat Kapisyzi i dha ndihmën e parë të dëmtuarve të aksidentit. Mjeku Kapisyzi meriton vetëm mirënjohje dhe i qëndroi besnik betimit të Hipokratit”, nënvizoi Muhametaj.
Me sa më kujtohet doktori thërriste “dua alkol, dua alkol”, shtoi ai, sepse mesa duket doktori donte që të zgjonte vajzën nga tronditja, ose donte ta mjekonte.
“Personi që shkaktoi aksidentin duhet të marrin ndëshkimin maksimal për aksidentin e bërë dhe që ka qene problematik në timon”, përfundon dëshmitari Muhametaj.