Të ftuarit e kësaj të shtune në Livingroom folën dhe diskutuan për punët e shtëpisë, ato që të gjithë duhet të bëjmë në shtëpitë tona në fund të ditës.
Gresa Gjocera, këngëtare, Nisida Tufa, gazetare, Albana Leka, violiniste dhe Rigers Rusi sipërmarrës diskutuan mënyrat e tyre për të pastruar dhe rregulluar stëpinë, sidomos në një ditë të ngarkuar me punë edhe jashtë saj.
Ambienti me më shumë merak për të pastruar ishte tualeti, ambienti që të gjithë përdorim më shumë në shtëpi nga të gjithë pjesëtarët.
Sipas të ftuarve të gjithë pjesëtarët e familjes duhet të jenë të angazhuar në kujdesin dhe rregullin për shtëpinë. /Hej.al