Fustanet që mahnitën Evropën në Shtator në fakt kishin anën e tyre të errët.
Pas kritikave nga grupi për të drejtat e kafshëve PETA për përdorimin e fluturave të gjalla në fustane, themeluesi i markës japoneze Undercover ka kërkuar falje dhe ka premtuar se kurrë nuk do të shfaqë kafshë të gjalla në dizajnet e tij.
“Më vjen keq që kam bllokuar fluturat që mund të fluturojnë lirshëm në qiell, “tha Jun Takahashi në një letër drejtuar PETA-s, të cilën ai e dërgoi edhe në mediat më të mëdha të martën.
Veshjet e “terrariumit” të Undercover, të cilat përmbanin lule dhe flutura të gjalla, ishin një moment i bukurisë eterike gjatë shfaqjes së labelit Pranverë-Verë 2024 në Javën e Modës në Paris në Shtator, ishin të mbullura dhe të pamenduara mirë për ajrin apo hapsirën e brendshme. Hej.al