Tetori dhe nëntori njihen si muaj të cilët vazhdimish i janë dedikuar librit. Në kuadër të nëntorit të librit, AIEx ngre çështjen e rëndësisë së tij dhe të dijes.
Instituti Austriak i Ekselences ka kënaqësine që një prej bibliotekave më të këndshme të kryeqytetit t‘i hapë një dritare tjetër! Nje dritare dhe një qasje në një gjuhë e një kulturë tjetër!
Me këtë rast biblioteka “Hamit Beqja” do të pasurohet me 116 libra të gjuhës gjermane nga fusha të ndryshme. Romane, libra të fushave të ekonomisë, historisë dhe kulturës.
Urojmë që studiues, përkthyes apo dhe thjesht dashamirës të gjuhës gjermane të mund të thellojnë njohurite e tyre të gjermanishtes përmes librave.
Dhurimi i këtij fondi librash synon të nxisë tek të rinjtë leximin, zgjerimin e audiencave letrare dhe përhapjen e kulturës së librit.
Me pjesëmarrjen e Ambasadorit të Austrisë në Shqipëri, Dr. Christian Steiner dhe Nënkryetares së Bashkisë Tiranë, znj. Keti Luarasi.
Më datë 23 nëntor, në orën 17:00 pranë bibliotekës „Hamit Beqja“, Tiranë./Hej.al