Dita e Falënderimeve ose Thanksgiving Day është një festë shumë e rëndësishme amerikane, e cila në SHBA festohet të enjten e katërt të nëntorit. Dita e Falënderimeve e shpallur nga Xhorxh Uashington, festohet që nga viti 1789. Megjithatë ka pasur edhe periudha që nuk është festuar. Në vitin 1863, gjatë Luftës Civile në Amerikë, presidenti Abraham Linkoln shpalli vendimin që Dita Kombëtare e Falënderimeve të festohet çdo vit, të enjten e katërt të nëntorit.
Është një festat që amerikanët mezi e presin dhe nuk mungojnë grumbullimet e vogla familjare, gjeli në mes të tavolinës dhe trokitjet e gotave.
Në Shtetet e Bashkuara, lloje të caktuara të ushqimeve janë shërbyer tradicionalisht në Ditën e Falënderimeve. Gjeldeti i pjekur është ushqimi kryesor në çdo tryezë. Është bërë aq e zakonshme, sa shpeshherë kësaj feste i referohen si Dita e Gjelit të Detit. Patate me lëng mishi, patate e ëmbël, salcë boronicë, misër i ëmbël, perime të ndryshme vjeshte dhe byrek me kungull janë ushqimet që nuk mungojnë në tryezat e familjeve amerikane.
Dita e Falënderimeve ndiqet nga e premtja që njihet si Black Friday, e Premtja e Zezë e që në SHBA hap sezonin e blerjeve për Krishtlindje.
Black Friday” apo në shqip “E Premtja e Zezë”, është dita që festohet pas Ditës së Falënderimeve në Amerikë, kjo ditë me vete sjell edhe zbritjen e çmimeve në bizneset e ndryshme apo thënë më mirë çmime promocionale. Zakonisht kjo ngjarje zgjatë katër ditë./Hej.al