Arbnora Fejza Idrizi synon të thyejë një tjetër rekord botëror. Artistja nga Kosova ka realizuar një mozaik me rastin e festave të 28-29 Nëntorit, i përbërë nga 120 mijë origami. Mozaiku zë një sipërfaqe prej 1300 metrash katrorë.
Me instalacionin e sotëm, Arbnora Fejza Idrizi synon të hyjë në librin e rekordeve Guinness për mozaikun më të madh origami në botë. Kujtojmë që Arbnora ka hyrë edhe më herët në librin e rekordeve Guinnes pasi realizoi mozaikun më të madh origami në botë me flamurin e Kosovës./hej.al