Piktori i muraleve të figurave patriotike kombëtare, Bledar Çakalli ka rrëfyer në emisionin “Jetë Shqiptare” se si e nisi rrugëtimin e tij në qytete të ndryshme të trevave shqiptare për t’i derdhur në bojëra figura si Ismail Qemali, Dedë Gjo Luli, Skënderbeun apo deri te Adem Jashari.
“E kam nisur me 2500 lekë dhe 3000 lekë të vjetra me bojën dhe penelin. Është fuqia e artit. Ata që e dëgjojnë këtë iu duket e pamundur por është forca e artit që ta jep mundësi”, u shpreh Çakalli.
Piktori Çakalli ka treguar gjithashtu se si ka pikturuar figurat e kombit shqiptar në qytete të ndryshme të trevave shqiptare.
“Kam pikturuar murale në Gjirokastër, si Dedë Gjon Luli i cili ishte ndër të parët kryengritës në 1911, i cili ngriti flamurin në Malësi.
Është Ismail Qemali, janë murale edhe për Skënderbeun. Janë shumë figura dhe nuk e kam menduar që do të arrij në këtë pikë ku jam sot. E nisa vetëm dhe sot shqiptarët, tifozët kuq e zi që më kanë dhënë një mbështetje kaq të madhe” , nënvizoi ai.