Influenca, fuqia për të bindur dhe mbrojtur ndryshimin apo imagjinuar mënyra më të mira për të bërë gjërat, merr shumë forma.
Financial Times ka renditur 25 gratë më me ndikim në botë, të cilat janë vlerësuar me çmime prestigjioze, nga Nobeli te Pulitzer, Grammy dhe Kupat e Botës për kontributin e dhënë në shoqëri. Në këtë listë renditet edhe shqiptarja Mira Murati.
Puna që ka zgjedhur të bëjë me pasion, dhe impakti që ajo lë në të tashmen dhe të ardhmen, ka bërë që shefja e teknologjisë OpenAI të renditet mes emrave të mëdhenj Margot Robbie, Beyonce, Barbara Kingsolver, Margot Robbie, Lola Shoneyin etj, si një ndër gratë më të fuqishme në botë.
“Shefja e teknologjisë OpenAI, Mira Murati është në krye të transformimit të thellë dixhital të këtij momenti. E lindur në Shqipëri, Mira tani jeton në epiqendrën e evolucionit të shpejtë të inteligjencës artificiale. Produktet novatore të OpenAI, ChatGPT dhe Dall-E, kanë rrëmbyer imagjinatën e botës dhe do të ndryshojnë rrënjësisht mënyrën se si ne punojmë, mësojmë dhe shprehemi në mënyrë krijuese. Udhëheqja vizionare e Mira-s kërkon më shumë përtej shkencës dhe kërkimit të modeleve të mëdha gjuhësore në dizajnimin se si të inkorporojmë AI në jetën tonë të përditshme, si të zhvillojmë AI me përgjegjësi në lidhje me sigurinë dhe rregulloren.
Tepër e vëmendshme në parashikimin e ndërveprimeve njerëzore, Mira është pro testimeve të hapura, duke na inkurajuar të kapim këtë moment unik në kohë. Si diçka e rrallë, një grua që drejton kompaninë teknologjike, historia dhe lidershipi i Mirës janë po aq frymëzues sa teknologjia që përcakton të ardhmen që ajo mbikëqyr”, shkruan Marissa Mayer, bashkëthemeluese dhe shefe ekzekutive e startup-it të inteligjencës artificiale Sunshine./hej.al