Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi është surprizuar mbrëmjen e djeshme në Dancing, pasi mori propozimin për martesë.
Partneri i saj, Adis Patushi e surprizoi artisten teksa ajo po performonte në skenë një këngë live ndërsa ai u shfaq papritur me një unazë në dorë.
“Je shumë e bukur, a do të martohesh me mua”, e pyeti Adisi mes lotësh Fifin. Përgjigja nuk kishte si të ishte ndryshe, pasi Fifi tha Po!
E emocionuar Fifi tregoi se nuk priste të surprizohej në këtë mënyrë nga partneri i saj.
“Nuk e prisja kurrë në jetë, sepse Adisi nuk ka shumë qejf të dalë në televizion, edhe ta bënte këtë gjë këtu… edhe më ka thënë më parë që kur të të propozoj, do të jetë diçka shumë e bukur dhe spektakolare”, shtoi ajo
Kujtojmë se çifti janë prindër të një djali, Theo Mal./hej.al