Mbrëmja e 24 dhjetorit ishte vigjilja e Krishtlindjes. Në të gjithë botën besimtarët e krishterë kremtojnë festën e krishtlindjeve, një nga ditët më të shenja në kalendarin e besimit të krishterë.
Besimtarët e krishterë në Shqipëri kremtuan lindjen e Krishtit, një nga festat më të rëndësishme në kalendarin fetar. Në Tiranë mesha u mbajt në Katedralen e Shën Palit.
Edhe në Durrës, Shkodër, Lezhë e qytete të tjera u mbajt mesha e shenjtë e krishtlindjes. Atmosferë festive e koncerte live në sheshe kryesore. /hej.al