Mjeku Iliri Alimehmeti së bashku me bashkëshorten, Serla Grabova kanë qenë në një rrëfim ndryshe në “Vizioni i Pasdites”.
Përballë moderatores Brikena Prifti, çifti rrëfeu “sekretet” e një martese afatgjatë.
Zonja Grabova tha se ishte këmbëngulja e mjekut Alimehmeti ajo që e bëri për vete.
Njohja e tyre ka ndodhur në një traget, gjatë një udhëtimi në Itali. Por rastësisa donte që ata të ritakoheshin sërish në traget, gjatë udhëtimit të rikthimit.
Alimehmeti: Nga ai moment ka kaluar çerek shekulli.
Grabova: Atëherë nuk ka pasur as smartphone, komunikimi ishte shumë i vështirë. Më tepër se letrat, mbaj mend momentet…duke qenë në konvikt kishte një telefon në fund të korridorit dhe duhet të vrapoje për të kapur telefonatën.
Alimehmeti: Është e bukur rrjedha e ngadaltë e gjërave.
Bashkëshortja, Serla ishte shtatzënë para celebrimit. Për mjekun, martesa është një element i vogël, por pjesa kryesore është të dish të rish bashkë dhe të kuptosh karakteristikat e secilit. Sa i përket faktit që të dy janë mjekë, Grabova tha se i ka ndihmuar që të kuptohen më mirë me njëri-tjetrin.
Grabova: Në disa aspekte e lehtëson. Kuptohemi me njëri-tjetrin, e dimë që ky është profesion me sfida. Në këtë mënyrë e kuptojmë njëri-tjetrin.
Alimehmeti: Shkurt, po të ra telefoni në 3 të natës, është e kuptueshme kush po merr. Ka nevojë për mbështetje të madhe mes një çifti mjekësh.
Grabova: Fëmijët janë mësuar që prindërit kanë këtë profesion dhe duhet të ndihmojnë e të tjerët.
Ndërsa thonë se pas kaq vitesh bashkë, nuk debatojnë më në çift.
Grabova: Unë jam pak më impulsive.
Alimehmeti: Debat tani nuk ka, më tepër kemi filluar ta kemi me vazjat. Kemi dy mënyrë ta ndryshme si punojmë me vajzat. Kryesisht debati është atje.
Mjeku tha se pavarësisht kohës së tyre të zënë, mundohen të rrinë sa më shumë me vajzat.
Alimehmeti: Ne e kemi të vështirë ta dimë si vjen pasditja, mund të të thërrasin diku. Mundohemi që fundjavën ta mbajmë të shenjtë. Ne e kemi jetën aq të vrullshme gjatë javës, sa fundjavën kemi nevojë për qetësi dhe të qëndrojmë me njëri-tjetrin. Fundjavat tona kanë tendencën që të jenë të qeta, jo të vrullshme./vizionplus.tv