Pasi u stacionua për disa ditë jashtë bregut perëndimor të Evropës, në Atlantikun e afërt, stuhia Irene – siç u riemërua nga shërbimi meteorologjik francez – ka mbërritur dje në Itali.
Irene ka sjellë reshje të bollshme, erëra të forta dhe dëbore.
Rënie intensive e temperaturave pritet në fundjavë. Mbrojtja Civile në Itali ka lëshuar alarme në Liguria, Emilia-Romagna dhe Toskana.
Stuhia do të përshkojë Evropën Qendrore deri në fund të së enjtes dhe më pas do të shkojë drejt Evropës Lindore dhe Rusisë ku do të ketë tendencë të dobësohet gjatë 24 orëve të ardhshme.
Qindra fluturime vendase dhe ndërkombëtare u anuluan në aeroportet më të ngarkuara të Gjermanisë për shkak të kushteve ekstreme të motit. Në Frankfurt, aeroporti më i madh i Gjermanisë, pothuajse 600 nga 1.047 fluturimet e planifikuara duhej të anuloheshin për shkak të borës, akullit dhe temperaturave të ulëta./hej.al