Penélope Cruz ka treguar për Elle disa detaje nga jeta familjare me bashkëshortin, Javier Bardem dhe fëmijët, Luna (10 vjeç) dhe Leo (12 vjeç). Aktorja e “Ferrari” theksoi se po mundohet t’i mbajë fëmijët sa më larg vëmendjes.
“Është në dorën e tyre që të vendosin nëse duhet të kenë një punë në të cilën ekspozohen në sytë e publikut apo jo”, tha aktorja 49-vjeçare. “Ata mund të flasin për këtë kur të jenë gati”, shtoi më pas.
Penélope nuk u lejon fëmijëve që të kenë një celular dhe as rrjete sociale, pasi sipas saj, është e lehtë t’i manipulosh fëmijët në këtë moshë.
“Pedro më ka parë gjithnjë si nënë. Ne e njohim njëri-tjetrin që kur kam qenë 17 vjeç. Ai më ka parë kur shkoja dhe u flisja njerëzve të panjohur thjesht për të parë bebet e tyre. Ai e ka parë atë instinktin e fortë, të pashmangshëm tek unë dhe e di që e ka parë. Që kur kam qenë e vogël, e dija se doja të kisha fëmijë, por doja t’i kisha kur të isha gati. Isha e bindur që do të ishte gjëja më e rëndësishme në jetën time”, tha Penélope.
“Është shumë e lehtë të manipulohesh, sidomos kur truri është ende duke u formuar. Është një eksperiment mizor për fëmijët dhe adoleshentët”, u shpreh ajo.
Por, sigurisht, fëmijët e saj argëtohen dhe i ati i tyre, Javier Bardem kujdeset për këtë. “Ai këndon dhe kërcen shumë mirë”, tha Penélope, duke vijuar se ai imiton Mick Jagger. Imiton edhe Al Pacino dhe Robert De Niro, kur flasin me njëri-tjetrin. “Është e pabesueshme”, tha ajo duke qeshur.
Aktorja tregoi se rolin e nënës, shpesh e luan edhe në filmat e saj, sidomos në ato ku është regjisor Pedro Almodóvar.