Pas 32 vitesh Angela Brambati (76 vjeç) dhe Angelo Sotgiu (77), ose çfarë ka mbetur nga Ricchi e Poveri, kthehen në Festivalin e Sanremos me pozitivitet dhe optimizëm.
Me këngën “Ma non tutto la vita” dyshja do të sjelli filozofinë e tyre: “”Çfarë konfuzioni”. Kënga është një himn për të jetuar jetën në maksimum, për të dalë në pistën e kërcimit, tani”. Midis tingujve elektronikë dhe një ritmi kërcimi, pjesa është e balancuar midis fatkeqësisë dhe triumfit.
Dhe pavarësisht viteve ata janë ndër emrat e mëdhenj më të dëgjuar ndonjëherë në Spotify me 5.6 milionë transmetime. Për rininë e sotme? “Ata nuk e dinë domethënien e përpjekjes dhe sakrificës. Ata mbërrijnë duke menduar se tashmë janë yje. Nëse ne ndërtonim një shtëpi tullë pas tulle: sot e duan gati.”/ilmessagero
.