Një vajzë po bëhet fenomeni i ri i Instagramit falë artit të saj. Fjala është për Mari Roldán, një artiste e re spanjolle vetëm 23 vjeçe, e cila prej disa javësh ndan në profilin e saj foto të punimeve të saj.
Kjo vajzë kishte një ide të thjeshtë por të shkëlqyer: shndërrimin e parave në kanavacë për të pikturuar dhe kështu riprodhoi disa nga veprat më të famshme të artit në kartëmonedhat 5, 10, 20 dhe 50 euro.
Mari Roldán nuk është e panjohur për eksperimentet e këtij lloji, në fakt, siç shihet në profilin e saj në Instagram, ajo kishte provuar tashmë dorën e saj në lyerjen e xhepave të pasmë të xhinseve. Por, ndërsa pikturimi në pëlhura nuk është aq i rrallë dhe i pazakontë, pikturimi i veprave të artit në kartëmonedha është diçka absolutisht origjinale dhe novatore.
Dhe, brenda një kohe të shkurtër, fotot që ajo postoi fituan shumë pëlqime (ose më mirë zemra) dhe u shpërndanë edhe në rrjete të tjera sociale nga fansat e saj, të cilët po shtohen gjithnjë e më shumë. Prej vitesh ajo paguan kudo me kartmonedhat e saj të pikturuar për të bërë të njohura piktuart e saj./hej.al