Chiara Ferragni dhe Fedez kanë zënë titujt kryesore të gazetave italaine për ndarjen mes tyre. Pas një sërë thashethemesh, tashmë vjen konfirmimi për krizën e thellë mes çiftit. Reperi u largua nga shtëpia mbrëmjen e të dielës, duke u larguar nga apartamenti superluksoz që ndante me Chiara, Leone dhe Vittoria.
Pavarësisht përpjekjes për t’u pajtuar në darkën e Shën Valentinit ata nuk mundën ta gjejnë gjuhën e përbashkët. Kriza mes çiftit nisi një vit më parë. Pikërisht në Sanremo, ku ajo kishte dalë në skenë si protagoniste përkrah Amadeus-it dhe ai kishte tërhequr vëmendjen me puthjen ndaj Rosa Chemical. Aty ranë në sy shenjat e para të një lidhjeje që pishte në një krizë.
Por gjendja shëndetësore e Fedez, Ferragni shtyu cdo vendim pikërisht për të qenë pranë baskëshortit të saj të sëmurë. Por më pas problemet u shfaqën sërish.
Kashta që i theu shpinën devesë duket se ka qenë skandali i portës së Pandoros. Chiara Ferragni e gjeti veten në vështirësi, Fedez u përpoq ta ndihmonte por ndoshta në një mënyrë që nuk i pëlqeu influencerës.
Ditët e fundit Chiara Ferragni ka dhënë shenja të qarta ndarjeje nga Fedez: ajo hoqi unazën e martesës, ndryshoi foton e profilit, duke zëvendësuar atë familjare me një foto si nënë me Leone dhe Vittoria.
Tani vjen lajmi bombë nga Dagospia: Fedez u largua nga shtëpia të dielën në mbrëmje, duke lënë apartamentin në Milano që ndante me Chiara-n dhe fëmijët e tyre./hej.al