Të bësh punët e shtëpisë të Shtunë apo të Diel është një zakon që e trashëgojmë prej nënave tona. Ato ditën e Dielë e kishin aksion shtëpiak. Mirëpo sot fundjavat nuk janë të njëjtat. Ne kemi nevoja të tjera për ditët e pushimit. Interesat kanë ndryshuar, mundësitë gjithashu. Sot është më e vëshirë ta konsiderosh të Shtunën pastrim gjithë ditën.
Kemi nevojë të balancojmë ditët e lodhshme të punës me pak argëtim, kemi nevojë të dalim me fëmijët ditën e Shtunë, kemi nevojë të shkojmë në plazh, të shikojmë një film, të dalim për një darkë, etj. Këto gjëra më parë familjet shqiptare nuk i bënin, por sot teksa mezi presim të vijë fundjava, përpara na del dhe shtëpia jonë e rrëmujshme, të cilën nuk e kemi prekur me dorë gjatë gjithë javës. Ekspertët rekomandojnë një zgjidhje; pastrim 20 minuta në ditë – çdo ditë – dhe gjërat duket se kujdesen vetë.
Këtu është një paraqitje e shkurtër e punëve dhe orarit që mund të zbatoni
1. Lani pjatat pas çdo vakti.
Kjo do t’ju ndihmojë ta zotëroni kuzhinën tuaj në vend që ta ktheni atë përmbys. Askush nuk dëshiron vërtet të rri në lavapjatë (në fund të fundit, ju ndoshta për një orë do nisni të gatuani darkën). Por të presësh për një vakt tjetër, ose derisa të kesh mjaftueshëm enë të palara për të mbushur lavastoviljen, thjesht i bën gjërat të ndihen dërrmuese dhe më të lehta për t’u shtyrë. E njëjta gjë vlen edhe për nxjerrjen e plehrave jashtw shtëpisë. Nëse keni nevojë të nxirrni plehrat, vendosini pranë derës së jashtme që të kujtoheni në mëngjes, ose hidhini atë natë në mënyrë që të mbarojë kjo punë.
2. Mos i lini rrrobat e palara të bëhen sa një mal.
Nëse keni një makinë larëse dhe tharëse në shtëpi, lani nga pak çdo ditë. Shpërndani gjërat që të mos ndiheni të zhytura nga 200 peshqirë dhe çorape me erë të keqe.
3. Këndoni ndërsa punoni.
Askujt nuk i pëlqen vërtet pastrimi, por të kënduarit, ose të dëgjoni listën tuaj të preferuar të muzikës janë të gjitha opsione të shkëlqyera për të mbajtur ritmin në këmbët tuaja dhe për t’u argëtuar gjatë bërjeve të punëve të shtëpisë.
4. Masni kohën. Mos harroni vetëm 20 minuta. Menaxhojini ato.
Shumica e punëve në listën e mëposhtme nuk duhet të zgjasin më shumë se 20 minuta në total. Është e lehtë të racionalizosh 20 minutat, por është gjithashtu e lehtë të shpërqendrohesh nga telefonatat, emailet, fëmijët dhe projektet e tjera që thërrasin emrin tënd ndërsa punon. Vendosni një kohëmatës për 5 ose 10 minuta dhe në këtë mënyrë kur të tingëllojë, e dini saktësisht se sa kohë ju ka mbetur. Nëse e gjeni veten jashtë detyrës, është e lehtë të ktheheni në rrugën e duhur.
Punët e shtëpisë që duhet të kombinoni çdo ditë nga 20 min janë këto:
1.Dhoma e ndenjes dhe kuzhinës (lodra të hedhura në tokë, tapet i bërë me thërrime, pluhurat, fshirje me fshesë me korrent)
2. Banjot ( pastroni tualete, dushe, dysheme, mure, pasqyra)
3. Dhomat e gjumit (hiqni lodrat, rrobat, pluhurin, pasqyra, bazamente, vepra arti me pluhur)
4. Dhomat “ekstra” (bodrum, zyra, dhoma e lojërave)
5. Pastroni të gjitha dritaret e brendshme (uthulla e bardhë dhe gazeta funksionojnë shumë dhe janë të lira)