Shumica e amerikanëve flasin me kafshët e tyre shtëpiake dhe 48% sipas një studimi ju kanë thënë atyre një sekret që askush tjetër nuk e di. Pas anketimit të 2000 pronarëve të maceve dhe qenve, studiuesit zbuluan se disa pronarë mund të kenë edhe një obsesion të butë me miqtë e tyre me katër këmbë – dhe disa madje i trajtojnë ata si njerëz (dhe u besojnë atyre si një mik të ngushtë!). 55% kanë biseda me macet dhe qentë e tyre dhe 48% thanë se i kanë thënë kafshës së tyre një sekret që askush tjetër nuk e di.
Edhe pse disa mund të mos flasin me kafshët e tyre shtëpiake, shumë të anketuar ende duan të flasin për to: Tridhjetë e një për qind e pronarëve të kafshëve kanë pohuar se kafshët e tyre i kanë ndihmuar të hyjnë në biseda me njerëz të tjerë dhe të thyejnë akullin dhe drojen që kanë. Obsesioni shkon edhe më thellë: Bazuar në rezultatet e sondazhit, 44 % kanë një fotografi të kafshës së tyre të printuar në një nga mjediset e tyre (dhe 21 % qind madje kanë një foto të kafshës së tyre në rroba!).