1. Në Francë sallata në mënyrë tradicionale shërbehet pas pjatës kryesore dhe shërbehet me pirun dhe thikë
2. Në Itali pihet kapuçino vetëm në mëngjes
3. Në Gjermani nuk u puthet më dora grave por është forcuar zakoni që njerëzit të jenë të përpiktë, zakon ky që duhet zbatuar me çdo kusht. Sociologët madje shpjegojnë me të pjesërisht progresin e mahnitshëm të Gjermanisë gjatë dhjetvjetëshave të fundit.
4. Në Çekosllovaki ku amvisat janë manjake pas pastërtisë e zonja ë shtëpisë bën papuçe për të ftuarit dhe jua jep atyre në mënyrë që ata tëheqin këpucët.
5. Në Kanada dhurohen lule në numër çift
6. Në Rumani dhurohen lule me numër tek
Kështu që në Kanada gruaja që merr lulet lehtësisht e prekur i thotë mysafirit të ardhur nga Rumania që i ka sjellë 5 trëndafila, se mos ndoshta një trëndafil i ka humbur rrugës.
7. Në Amerikë është zakoni që gjatë drekës të mbahet piruni me dorën e djathtë kurse dora e majtë mbahet e fshehur në prehër. Duke parë evropianët se si hanë Amerikanët kujtojnë se ata të gjithë janë mëngjerashë.
8. Në Zvicër njerëzit mund të “qajnë” nëse janë diku dhe nuk gjejnë kosh për të hedhur letrën që kanë në dorë. As që e mendojnë të hedhin diçka përtokë.