Çdo mëngjes Kitty Kay Sera zgjohet në shtratin e saj rozë, kap çantën e saj rozë dhe del nga dera e saj rozë drejt kafenese më të afërt – ku sigurisht porosit një “pije rozë”.“Më bën të lumtur, më bën të ndihem mirë, magjepsëse”. Ajo e quan veten “Zonja Rozë e Hollivudit” dhe nuk ka njeri në planet më rozë se ajo. Edhe qeni i saj, një pomeran i vogël i quajtur Pinkerbell është pjesë e pamjes, pasi e ka lyer në rozë.
Gjithçka filloi në vitin 1980, pasi Kitty u vesh në rozë për ditëlindjen e saj. Katër dekada më vonë, ajo nuk ka veshur asnjë ngjyrë tjetër që atëherë.
“Kay Sera e përshkruan veten si një “njëngjyrësh”. Ajo thotë se do të donte të bënte një dokumentar mbi njerez të tjerë monokromatik si ajo. “E di që jemi më shumë”, thotë ajo.
Kur Kitten erdhi për herë të parë në Hollyëood nga Houston Texas, qëllimi i saj ishte të bëhej një këngëtare e famshme. Nuk funksionoi fare, por falë ngjyrës rozë, Kitten Kay Sera ka krijuar famën e saj.
Por të qenit roze nuk është i lirë. Kay Sera vlerëson se ka shpenzuar mbi 1 milion dollarë për të rregulluar shtëpinë e saj. “Roza është bërë shumë më popullore, shyqyr zotit. Kështu që, është më e lehtë për mua të gjej rozë. Por më parë ishte shumë e vështirë të gjeja diçka rozë”, tha ajo. Mund të duket pak e paqartë, por fiksimi i saj rozë është më shumë se një hobi, është puna e saj me kohë të plotë. Ajo ka qenë në reklama, video muzikore dhe paguhet si blogere.
Do të jetë një ditë e zezë në ferr para se ajo të shikojë një ngjyrë tjetër.
Duke qeshur me të madhe, Kitten thotë: “Të gjithë ata që do të jenë në funeralin tim më mirë të jenë në rozë ose unë do të vdes!
L.C.