Njerëzve që shpesh ju bëhet sikur i ndjek njëri nga pas, në shumicën e rasteve janë ata që kanë një qen në shtëpi. Por përse ju ndjek qeni nga pas?
Le të themi se jeni duke dremitur në divan, pas 3 orësh ngriheni dhe shkoni në tualet. Qeni që ka qenë gjithashtu duke dremitur, ngrihet menjëherë dhe ju ndjek nga pas. Ju në kuzhinë, ai në kuzhinë pas jush. Ju dilni në ballkon edhe ai në ballkon pas jush. E keni pyetur ndonjëherë veten: Pse qeni im më ndjek kudo? (Ai madje gjatë këtyre ece- jakeve pas gjumit, është futur në tualet bashkë me ju).
Ndërsa ktheheni në dhomën e ndenjes me shokun tuaj me katër këmbë që tund bishtin, juve ju lind edhe një pyetje: A është normale që qeni t’ju ndjekë kudo? Për këtë, ekspertët e qenve thonë se përfundimisht ju jeni si gjithë të tjerët që kanë një qen. Këto pyetje janë po aq të përhapura mes pronarëve të qenve, sa edhe pyetjet; pse qeni im më shikon? Dhe çfarë do të thotë shprehja e fytyrës së qenit tim? Këto janë gjithashtu aspektet themelore të sjelljes së qenve.
Me fjalë të tjera, nuk është vetëm qeni juaj që ju ndjek kudo.Le ta shpaketojmë këtë sjellje të qenit dhe të zhytemi në arsyet pse qeni juaj mund t’ju ndjekë në çdo moment.
Qentë e shtëpisë e kanë prejardhjen nga qentë e egër (ujqërit) që jetonin në grupe familjare, tufë. Si të tillë, para se qentë të fillonin të evoluonin në mikun më të mirë të njeriut më shumë se 10,000 vjet më parë, ishin të predispozuar për të jetuar në tufë, e cila nga vetë natyra e saj kërkon një nivel të caktuar ndërveprimi shoqëror dhe një lider të cilin tufa e ndjek.
Gjatë shumë mijëvjeçarëve, qentë që mbijetuan në zbutje janë këta të sotmit. Ata jetojnë me “tufën e tyre” që jemi ne të zotët
1. Për një shpërblim
Ashtu si qentë e lashtë, qentë modernë e kuptojnë se kur ndjekin njerëzit përreth, ndodhin gjëra të mira. Ju i hidhni qenit tuaj një ëmbëlsirë, i jepni një fërkim barku ose e çoni në një shëtitje nëpër lagje. Qeni juaj nuk është budalla. Një nga talentet e tij të shumta është të mësuarit nga përvoja. Ky është përforcim. Pra, nëse qeni juaj vazhdon të marrë gjëra të mira duke ju ndjekur, atëherë sigurisht që do të vazhdojë t’ju ndjekë.
2. Për ushqim
Pyetja, pse qeni im më ndjek kudo? duket se lind gjithmonë në darkë. Nëse po, qeni juaj mund t’ju ndjekë sepse është i uritur dhe është koha që ju të derdhni një tas me ushqim për të.
3. Nga mërzia
Qeni immë ndjek kudo në shtëpi, është një refren i zakonshëm më së shumti midis pronarëve të kafshëve shtëpiake që janë deri në bërryla në punët e shtëpisë. Ka shumë mundësi që qeni të jetë i mërzitur pasi ju nuk merreni me të.
4. Për një pushim
Sigurisht, shoku juaj me gëzof mund të përballet me mërzinë, por ka dhe një arsye tjetër që qeni mund t’ju shikojë dhe t’ju ndjekë kudo: ka nevojë për një shëtitje ose për një lojë me të.
5. Nga ankthi
Nëse qeni juaj tenton t’ju ndjekë kudo pasi të keni shkuar gjithë ditën në punë, qeni juaj mund të jetë duke përjetuar një nivel ankthi nga ndarja e gjatë. Ky mund të jetë gjithashtu rasti nëse qeni juaj ka qenë hija juaj që kur jeni kthyer nga puna sidomos pas viteve të padnemisë kohë në të cilën ai është mësuar të qëndrojë me ju.
Po sikur qeni juaj t’ju ndjekë vetëm ju në shtëpi dhe jo anëtarët e tjerë të familjes?
Nuk është e pazakontë që një qen të zgjedhë një person në dukje të preferuar. Ndonjëherë është për arsyen e thjeshtë se personi “i preferuar” kalon kohën më të madhe me qenin. Por qentë gjithashtu mund të tërheqin drejt njerëzve që priren të jenë më bujarë me ushqimet.
Në disa raste, nuk ka të bëjë me atë që ju jeni personi “i preferuar” po si pasojë se ka një përafrim personaliteti mes jush. Ashtu si për marrëdhëniet njerëzore, sa më shumë të keni të përbashkëta me një qen, aq më shumë ka gjasa që të bëheni miq të ngushtë.
Qentë ndonjëherë zgjedhin një person të preferuar dhe e ndjekin atë kudo pa asnjë arsye të dukshme. Qentë, ashtu si njerëzit, mund të kenë të preferuarat pa ndonjë arsye të vërtetë për këtë. Personi i tyre i preferuar nuk mund të jetë domosdoshmërisht ai që vendos darkën në tas çdo natë.
Po kështu, personi i tyre i preferuar për t’u ndjekur në kuzhinë nuk mund të jetë domosdoshmërisht personi i tyre i preferuar për të fjetur. Shumica e qenve flenë me të njëjtin person çdo natë nëse i jepet një zgjedhje. Në disa familje, ky është ai që i lë në shtrat. Në raste të tjera mund të jenë fëmijët, sepse vetë qeni ndjem detyrë dhe një nevojë biologjike për t’i mbrojtur dhe ruajtur ata.
Qentë gjithashtu mund të zgjedhin partnerin e tyre të gjumit bazuar në nuhatjen dhe atë që ata e perceptojnë të jetë “udhëheqësi i tufës”.
L.C.Hej.al