Sllovakia renditet si vendi më gjumash në Evropë me më shumë pushime dhe me orë më të gjata të gjumit në 24 orë, ndërsa Greqia u rendit si vendi me gjumin më të keq dhe orët më të shkurtra të pushimit.
Pas Sllovakisë dy vendet që kryesojnë listën për gjumë janë Finlanda në vendin e dytë dhe Bullgaria në vendin e tretë.
U shqyrtuan tetë faktorë për të përcaktuar nëse njerëzit në 28 vende evropiane ka të ngjarë të flenë mirë apo jo.
Faktorët e konsideruar në studim përfshinin të dhëna për orët maksimale dhe minimale të punës, të drejtën për pushime, sa pushime u lejohen punëtorëve çdo ditë dhe përqindjen e popullsisë që fle 7 orë ose më shumë çdo natë.
Duke përkthyer shifrat, sondazhi zbuloi se Sllovakia doli në krye si vendi që pushonte më shumë dhe bënte gjumin më cilësor në Evropë. Disa nga arsyet pse sllovakët flenë kaq mirë gjatë natës janë; përfitojnë 28 ditë pushime me pagesë çdo vit, 15 ditë shtesë pushimesh nga ditët e festave publike dhe 12 orë pushim ndërmjet ndërrimeve në punë – kur shumica e vendeve në Evropë kanë një minimum prej vetëm 11 orë ndërmjet turneve.
Në vendin e dytë ishte Finlanda, me 83% të njerëzve që flenë 7 ose më shumë orë çdo natë, më e larta nga çdo vend në sondazh. Punëtorët në vendin nordik kanë gjithashtu të drejtë për 1 orë pushim në punë, më e gjata nga 28 vendet në anketë. Finlandezët kanë gjithashtu një nga orët mesatare vjetore më të ulëta të punës për person.
Bullgaria doli e treta, kryesisht falë punëtorëve të saj që kishin pushime të pandërprera 48 orë çdo javë në ditë të njëpasnjëshme, njëra prej të cilave është e Diela.
Në fund të listës: Italia, Holanda dhe Greqia janë tre vendet me gjumin më të keq në Evropë, zbuloi studimi.
Disa nga arsyet që i mbajnë grekët zgjuar natë janë; përfitojnë vetëm 20 ditë pushime me pagesë dhe vetëm 9 ditë pushime publike me pagesë çdo vit. Punëtorët kanë gjithashtu të drejtën e pushimit prej vetëm 15 minutash gjatë ditës. Hej.al