Kërkojini çdokujt të përmendë një parfum. Ekziston një që do t’ju vijë në mendje. Chanel Nr. 5. Kjo gjithmonë nëse nuk do të pyesni adoleshentë pasi ata ndoshta do të thonë diçka si Lynx Africa.
Për ne të tjerët që nuk jemi adoleshentë, Chanel nr. 5 është parfumi!. I lançuar në 5 Maj 1021, pra 102 vjet më parë, shishja ikonë katrore dhe notat e luleve agrume janë sinonim i një marke të caktuar femrash të klasit të lartë dhe joshëse.
Parfumi i parë i lançuar nga Coco Chanel, mund të dukej me emër konfuz. Ky nuk ishte i pesti në radhën e parfumeve të para të Chanel. Couturierja franceze ishte tërhequr gjithmonë nga numri pesë, i cili ishte i vendosur në tabelat e jetimores në korridore, apo dhoma ku ajo ishte rritur.
Me sa duket, kur Chanel iu ofruan prototipe të shumta për aromën debutuese, ajo zgjodhi shishkën e pestë. Atëherë ishte e përshtatshme që Chanel të lëshonte parfumin e ri në ditën e pestë të muajit të pestë të vitit. Dhe kështu ndodhi, në 5 Maj të vitit 1921, shishet e para të Chanel nr. 5 u lëshuan për publikun. Ende sot e kësaj dite, shtëpia e modës Chanel do të debutojë koleksionet vetëm në ditën e pestë të muajit, për nder të numrit të preferuar të themelueses së saj
Nga vetë Chanel që u shfaq me këtë parfm në Harper’s Bazaar në vitin 1937, aroma ka pasur shumë bashkëpunëtorë të famshëm si në reklamat zyrtare ashtu edhe përmes rekomandimeve personale. Marilyn Monroe iu përgjigj në mënyrë të famshme pyetjes së revistës Life “Çfarë vesh në shtrat?” vetëm me emrin e parfumit. “Unë vesh Chanel 5”. Ambasadorët e famshëm të markës kanë përfshirë Catherine Deneuve, Nicole Kidman, Brad Pitt dhe fytyrën aktuale, Marion Cotillard.
Ndërsa numri 5 është ikonik, është gjithashtu i lidhur me anën e errët të jetës së Chanel. Në vitin 1924, ajo bëri një marrëveshje me dy vëllezër hebrenj, Pierre dhe Paul Wertheimer për të krijuar Parfums Chanel me vëllezërit që merreshin me prodhimin. Kjo do të thoshte se dy vëllezërit Wertheimer do të kishin 70 për qind të aksioneve të parfumit.
E pakënaqur me një pjesë kaq të kufizuar të fitimeve, kur nazistët erdhën në pushtet, Chanel u kërkoi gjermanëve të kapnin biznesin e Wertheimers dhe t’ia kalonin asaj dhe ja arriti për pak kohë. Wertheimers i mbijetuan luftës dhe parfumi i famshëm u vendos përsëri në kontrollin e tyre. Chanel filloi veprimet ligjore, por i ndërpreu ato përfundimisht kur kuptoi publicitetin e keq që mund të merrte nga pozicioni i saj i kohës së luftës… Hej.al