Vetëkontrolli është shumë i vështirë kur të kap ajo dëshira gërryese për të ngrënë. Ndërkaq, nivelet e “hormoneve të urisë” rriten gjatë mbrëmjes, ndërsa ato të “ngopjes” zvogëlohen. Këtë ka pohuar një studim i publikuar në ‘International Journal of Obesity’.
Studimi ka treguar se si gjatë orëve të mbrëmjes njerëzit kanë më shumë tendenca ta teprojnë me ushqim. Studimi i ka marrë parasysh edhe nivelet e stresit të pjesëmarrësve dhe ka eksploruar mënyrën se si gjendja mendore mund t’ ndikojë në nivelet e “hormoneve të urisë” së tyre./Hej.al