Studentët rikthehen në auditore. Nis sot viti i ri akademik në të gjitha universitetet e vendit. Rreth 20 mijë studentë i përkasin vitit të parë, kurse në total janë rreth 120 mijë. Regjistrimi i studentëve këtë vit u zhvillua në dy raunde. Raundi i parë nga data 29 gusht deri në 11 shtator, ndërsa raundi i dytë zgjati deri në 21 shtator.
Risia e këtij viti lidhet me studentët që kanë zgjedhur mjekësinë. Ata do të duhet të lidhin një kontratë me shtetin për të ofruar shërbim shëndetësor branda Shqipërisë për një periudhë 5-vjeçare./hej.al