Dita e hënë gjithmonë na vendos në dilemë se çfarë të gatuajmë, pasi edhe duhet të ushqehemi shëndetshëm por edhe të kursejmë kohën nga dita e parë e javës që shpesh nis me shumë angazhime.
Më poshtë do të gjeni recetën ideale, të shijshme dhe që ju merr vetëm pak kohë.
Fileto pule me salcë speci!
PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA:
4 fileto pule
2 speca të kuq, të prerë në kubikë të vegjël ose në forma sipas dëshirës.
200 ml pana për kuzhinë + 3 lugë pana (do t’i përdorim në fund), nevojitet gjalpë, kripë e piper.
PËRGATITJA:
Mishin e presim në copa të vogla, që i vëmë të skuqen në tigan me pak gjalpë. Kur të marrin pak ngjyrë nga të gjitha anët, shtojmë copat e specit. I përziejmë me lugë druri për pak minuta.
Shtojmë panën, kripë e piper dhe i lëmë në zjarr të ngadaltë për 20 minuta, duke i përzier herë pas here.
Përpara se ta heqim nga zjarri, shtojmë 3 lugët e panes që kishim lënë mënjanë dhe e shërbejmë me oriz të bardhë./Hej.al