Qentë tanë të dashur kanë një tendencë për të hyrë në çdo ushqim që mund të gjejnë, nga byreku e deri te biftekët që përpiqen t’ju vjedhin menjëherë nga pjata. Ndërsa shumë nga këto ushqime nuk do të dëmtojnë banorin e përkëdhelur të shtëpsë, të tjera mund të jenë vdekjeprurëse. Po i rendisim me rradhë sipas rrezikut.
1.Çokollata
Mund të jetë vdekperurëse për qenin tuaj. Nëse qeni ka gëlltitur qoftë dhe një copë cokollatë ai mund të ketë simptoma të menjëherëshme si: të vjella dhe diarre, konvulsione, rrahje anormale të zemrës dhe dridhje të muskujve. Këto shkaktohen nga Teobromina dhe kafeina, dy përbërës që gjenden në çokollatë dhe që mund të ndikojnë në traktin gastrointestinal, sistemin nervor qendror dhe zemrën e qenit tuaj. “Çokollata e zezë është më toksike se qumështi apo çokollata e bardhë, megjithëse të gjitha çokollatat duhen shmangur.
2. Kafeina
Kafeina nuk është vetëm toksike për qentë kur gëlltitet nëpërmjet çokollatës; është po aq e rrezikshme edhe më vete. Kufizoni aksesin e qenit tuaj në çdo llum kafeje, pije energjike, medikamente ose sende të tjera në shtëpi që përmbajnë kafeinë. Simptomat nga kafeina janë: frymëmarrja e shpejtë,rrahjet jonormale të zemrës, temperaturë e lartë e trupit dhe dridhje të muskujve. Të gjitha këto vetëm sepse qeni juaj mund të ketë gëltitur ose lëpirë një ushqim me kafeinë.
3.Hudhra, qepë dhe qiqra
Kjo familje e perimeve të shijshme i shton thellësi dhe shije recetave tuaja të preferuara, por hudhra, qepët dhe qiqrat përfshijnë përbërës që mund të shkaktojnë dëme oksiduese në qelizat e qenve. Qepët janë më toksike në sasi të mëdha. Përzjerjet e supave mund të shkaktojnë reaksione negative kur gëlltiten nga një qen. Fillimisht mund të shkaktojnë të vjella, dhe gjithashtu mund të shkatërrojnë qelizat e kuqe të gjakut dhe të shkaktojnë anemi. Simptomat nëse qeni juaj ka ngrënë qepë apo hudhra janë: letargji dhe/ose dobësi,urinim i zbehtë.
4.Rrushi dhe rrushi i thatë
Studiuesit janë ende duke punuar për të gjetur përbërjen specifike që e bën rrushin toksik për qentë. Dihet tashmë se ngrënia e këtij fruti në versionin e tij të freskët ose të tharë mund të shkaktojë dëmtim të veshkave. Helmimi nga rrushi shpesh vjen në dy faza, duke filluar me simptoma si letargjia, mungesa e oreksit, dehidratimi dhe frymëmarrje e shpejtë në 24 orët e para, dhe duke u përshkallëzuar me shenja të mëtejshme të dëmtimit të veshkave si të vjella, urinim i tepruar, dhimbje barku deri dhe koma.
Disa qen mund të mos përjetojnë efekte negative nga rrushi dhe rrushi i thatë, por disa të tjerë mund të vuajnë toksicitet kërcënues për jetën.
5.Brumë buke
Brumi i bukës është një tjetër ushqim që neglizhojmë dhe nuk rezitojmë pa jua dhënë qenëve tanë, por alkooli dhe gazi i prodhuar nga majaja pasi fermentohet mund të shkaktojnë gjithashtu probleme të mëdha shëndetësore për katërputroshët. Akumulimi i gazit brenda stomakut mund të shkaktojë fryrje të stomakut, gjë që mund të jetë një burim shqetësimi dhe më seriozisht, dëmtim kardiovaskular. Absorbimi i alkoolit nga stomaku në gjak mund të rezultojë në një sërë simptomash shqetësuese të cilat janë: të vjella, diarre, etje të shtuar, sheqer të ulët në gjak,dridhje trupore, kriza etj.
6.Mishrat me yndyrë
Mishi i shitur për konsum njerëzor nuk është zakonisht vdekjeprurës për qentë, por ekspozimi i përsëritur ndaj tyre mund të shkaktojë probleme shëndetësore. “Në përgjithësi, ushqimet që janë më të larta në yndyrë, megjithëse jo domosdoshmërisht toksike për qentë, mund të shkaktojnë inflamacion të pankreasit, i cili mund të çojë në ulje të oreksit, dhimbje barku, të vjella dhe diarre. Shumë herë, prindërit e kafshëve shtëpiake mendojnë se pak biftek ose përtypja e një kocke proshutë është në rregull për kafshët shtëpiake, kur në fakt ekspozimi ndaj atij mishi të pasur dhe të yndyrshëm mund të shkaktojë ngjarje të pafavorshme shëndetësore.
Kjo nënkupton mbajtjen e “ushqimit të njerëzve” për njerëzit – dhe e kemi fjalwn ketu edhe pwr ushqime pikante dhe të skuqura. “Ushqimet pikante, të skuqura ose të yndyrshme mund të shkaktojnë probleme të tretjes për qenin tuaj.
7. Ksilitol(zëvendësues i sheqerit)
Ksilitol (Xylitol), përdoret për të ulur kaloritë në një shumëllojshmëri ushqimesh, nga çamçakëz dhe ëmbëlsira të etiketuara “pa sheqer” deri te pasta e dhëmbëve dhe gjalpi i kikirikut ose arra. Tek qentë, Ksilitoli nxit pankreasin të lëshojë insulinë, e cila mund të shkaktojë një rënie të rrezikshme të sheqerit në gjak. Kujdesuni për të vjella të ndjekura nga letargji, dobësi, moskoordinim dhe simptoma të tjera të sheqerit të ulët në gjak, të cilat mund të ndodhin edhe 24 orë më vonë.
Ky artikull eshte i konsultuar me ekspertet e fushes